Sport

Nuhiu thotë se në derbi do të mundohen t’i gëzojnë tifozët, zbulon se cili futbollist mungon ndaj Gjilanit

Nesër (e diel) zhvillohet derbi i madh lokal në mes të Dritës dhe Gjilanit.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, kapiteni Ardian Limani dhe portieri Faton Maloku kanë mbajtur konferencë për shtyp para duelit të madh, shkruan Gazeta Olle.

Nuhiu theksoi se do të japin maksimumin që t’i gëzojmë tifozët në fund dhe se pas ndeshjes së fundit ndaj Drenicës kishin kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen derbi dhe tashmë kanë analizuar kundërshtarin.

“Kemi analizuar kundërshtarin deri në detajet më të vogla, edhe si grup se si luajnë por edhe aspektin individual të lojtarëve. E dijmë që skuadra kundërshtare ka cilësi dhe kanë sjellë futbollist me përvojë për atë arsye kemi marrë të gjitha masat për të qenë sa më gati për ndeshjen”,theksoi trajneri Nuhiu.

Kryetrajneri foli edhe për formën e skuadrës dhe pritshmëritë, gjersa theksoi se shpreson që t’i gëzojnë tifozët në fund.

“Më gëzon fakti që të gjithë futbollistët janë mirë me shëndet, përvec Marko Simonovskit që ka një shqetësim, kurse grupi tjetër janë të gatshëm për lojë, janë jashtëzakonisht të motivuar dhe me shumë dëshirë po e presin këtë ndeshje. Nuk diskutohet kemi krijuar një ide apo mënyrë se si do t’i qasemi ndeshjes dhe si do të luajmë. Kam besim te skuadra se do të performojmë në mënyrën më të mirë. Është ndeshje e rëndësishme për ne, por e veçantë edhe për tifozët tanë, të cilët do të mundohemi t’i gëzojmë në fund”, ka thënë Nuhiu.

Derbi i madh do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf