Sport

Nuhiu: Në garë për titull nuk do jemi vetëm ne dhe Ballkani

Drita ka arritur të fitojë thellë 1-4 në Brestovik kundër Besës, raporton Gazeta Olle.

Dy gola nga Haxhimusa dhe dy të tjerë nga Fazliu i mjaftuan “Intelektualëve” që të barazojnë me pikë Ballkanin.

Pas ndeshjes deklaratë për ArtSport dha edhe trajneri, Ardian Nuhiu.

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën time, me seriozitetin që treguam”

“Bëmë presion lartë dhe nuk e lam kundërshtarin që të organizojë, kishim nje kundërshtar që janë të fortë në shtëpi dhe nuk kanë humbur këtu që katër ndeshje”

“Kur shënuam gjithçka u bë më e lehtë, e morëm fitoren me plotë meritë”

“Në garë do jemi deri në fund, do jetë një kampionat shumë i fortë këtë vit, jo vetëm ne dhe Ballkani, por edhe disa të tjera skuadra të tjera do bashkangjiten në luftë për titull”

“Do mundohemi që nga ndeshja në ndeshje të përgatitemi, çdo ndeshje në mënyrën e vet”- përfundoi Nuhiu.

Postime të ngjajshme
Sport

Intervistë ekskluzive me yllin e skuadrës së Arbërisë

Sport

Diplomati serb frikësohet nga lista e publikuar e kabinetit të presidentit të ardhshëm të SHBA’së, Joe Biden

Sport

SUPERLIGA LIVE: Llapi – Prishtina & Trepça ’89 – Besa

Sport

Feronikeli pretendon se FFK-ja në krye me Agim Ademin po i favorizon ekipet e Gjilanit