Sport

Nuhiu flet pas barazimit me Llapin, tregon se në cilat minuta dominoi Drita

Drita ka barazuar në shtëpi ndaj Llapit pa gola 0-0.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes u shpreh se të dy skuadrat luftuan, por theksoi se në 30 minutat e fundit ekipi i tij e dominoi Llapin, shkruan Gazeta Olle.

“Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Edhe Llapi ka pasur rastet e veta, por unë mendoj që 30 minutat e fundit e kemi dominuar ndeshjet, thjesht nuk kemi arritur të realizonim.

Kemi punuar gjatë javës pasi e kemi parë që edhe në ndeshjen e parë nuk kemi arritur të shënonim gol dhe u munduam që të punojmë në atë aspekt, por disa futbollistë që kanë mbetur jashtë shkak lëndimeve mendoj që do të shfrytëzojmë këtë pushimin për të ardhur deri tek më e mira e tyre.

Ne kemi punuar gjatë javës dhe mendoj që kemi pasur dy tri raste por që nuk kemi arritur të realizonim dhe mendoj që mbrojtësat anësor kanë fuksionuar për mrekulli por ai konkretizimi final na ka munguar”, përfundoi Nuhiu.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar