Sport

Nue Nreca nga Liga e Dytë e Kosovës në Superligën e Kroacisë

Nue Nreca, është futbollisti tjetër kosovar që ka bërë një hap të madh në karrierë, derisa në përballjen me Osijekun ka bërë edhe debutimin e tij të parë në Superligën e Kroacisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Mbrojtësi i cili ka luajtur në Ligën e Dytë te Kosovës me skuadrën e Rahovecit, që tani do të bëj gara në Ligën e Parë, ai ka bërë një lëvizje të madhe duke arritur të jetë pjesë e ekipit kroat Dragovoljac.

20 vjeçari në ndeshjen e cila është zhvilluar mbrëmë ku skuadra e tij humbi me rezultat prej 1:2 ndaj Osijekut, është paraqitur për 45 minuta lojë të pjesës së parë.

Ndërsa, kjo paraqitje për futbollistin nga Gjakova, është edhe ndeshja e parë e tij në Suerligën e Kroacisë. Derisa në këtë ndeshje ka debutuar edhe sulmuesi i Kosovës, Mirlind Daku për ekipin e Osijekut.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë