Sport

Nora Gjakova e mposht serben Marica, kalon në çerekfinale të Mastersit Doha

Nora Gjakova e ka mposhtur xhudisten serbe Marica Perisic për të kaluar në çerekfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur momentalisht në Katar.

Xhudistja kosovare Gjakova e mbajti nën kontroll luftën kundër serbes por iu desh të shkojë në “Golden Score” për ta arritur triumfin falë pasivitetit të kundërshtares, e cila u ndëshkua me tre kartonë.

Gjakova rrethin e parë e kaloi pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe tani do ta presë kundërshtaren e re në çerekfinale.

Me fitoren e nisën më herët edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, duke i fituar luftërat e tyre përkatëse.

Kampionia olimpike Kelmendi e mundi rumunen Andreea Chitu në rrethin e parë dhe do të përballet me polaken Perenc në rundin e dytë në kategorinë deri në 52 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Krasniqi, ndërkohë, kaloi në çerekfinale pasi e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon në rrethin e dytë, kategorinë deri në 48 kilogramë, pasi rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Postime të ngjajshme
Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak

Sport

Limani me një premtim të madh për tifozët e Dritës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi