Lajme

Njohja nga shteti i Izraelit, hapi më i rëndësishem deri më tani

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ne mes të Republikës se Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një hap i rëndësishëm, diplomatik, historik, kulturor dhe ekonomik ne mes të dy vendeve.

Kjo marrëveshjeje e bën Izraelin shtetin e 117 që e njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.

Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, shteti i Kosovës shënon konsolidim në arenën ndërkombëtare duke krijuar miq të rinj edhe në Lindjen e Mesme.

Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hap rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë shqiptaro-izraelite.

Mirënjohje dhe falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetjen e dhënë deri ne realizimin e kësaj marrëveshje.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton se do të ketë ndërprerje të rrymës në këto vende

Lajme

Reagon LVV pas deklaratave të Grenellit drejtuar Kurtit

Lajme

Ministria e Financave me njoftim për pagesën e dytë të shtesave për mësimdhënësit

Lajme

Therje me thikë në Prishtinë