Sport

Njoftim me rëndësi nga “Tifozat Kuq e Zi” para ndeshjes Angli – Shqipëri

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në ndeshjen e “shpresës” për Shqipërinë në fatin e saj rreth kualifikimit në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Shqipëria do të përballet me Anglinë në stadiumin “Wembley” në Londër, shkruan FrotnOnline.

Përkundër gjasave të vogla për kualifikim, Shqipëria nuk do të jetë e vetme në “Wembley”, pasi atje do të jenë edhe Tifozat Kuq e Zi për t’iu dhënë përkrahje nga shkallët e stadiumit.

Këta të fundit përmes faqes zyrtare kanë njoftuar vendin e grumbullimit në Londër për mbështetësit e tjerë shqiptarë që do të jenë prezent në takimin kualifikues.

Njoftimi i plotë i Tifozave Kuq e Zi:

Të dashur anëtar/e të Tifozave Kuq e Zi,
Ky do të jetë vendtakimi ynë në Londër përpara sfidës Angli – Shqipëri.

Takimi do të fillojë nga ora 13:00 dhe aty do të bëhet shpërndarja e biletave të rezervuara dhe shitja e produkteve tona (bluza, shalla etj.) deri në orën 17:00.
Më pas sëbashku do të marrim rrugën për në stadiumin Wembley përmes Underground.
Adresa: Queens Arms Pub, 1 Kilburn High Rd, North Maida Vale, London NW6 5SE.
Ju lutëm respektoni orarin. Shihemi të premten!
P.S: E dimë që shumica kërkuan një pikë takimi në Wembley, por për arsye sigurie nuk jemi lejuar të organizojmë grumbullim atje.
#shqipnidashnipakufij 🇦🇱
Queens Arms London
020 7625 6880
https://goo.gl/maps/vqfmB4ZCJw3iggCz6

Related posts
Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *