
Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë, për shkak të asaj që ka dhënë në futboll dhe trofetë që ai ka fituar.
Përveç suksesit në fushat e blerta, portugezi ka pasur edhe një sukses të jashtëzakonshëm me femrat, teksa është një nga sportistët më të pëlqyer.
Të shumta janë vajzat që i shkruajnë portugezit, për simpatinë që kanë për të.
Megjithatë ka edhe nga ato që e refuzojnë Ronaldon, dhe një nga to është edhe bukuroshja ruse, Viktoria Odintcova.