Sport

Njihuni me trajnerin më të suksesshëm shqiptar në Gjermani

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Rrustë Miroci tash e shumë vite është një emër i rrespektuar nga bota e futbollit në qytetin e Bayernit të Gjermanisë. Ai me sukses është duke e udhëhequr klubin e tij drejtë fitorëve të reja, BSK Olympia Neugablonz, klub ky në Bayern të Gjermanisë, duke treguar fitore dhe sukses të madh.

Ai ka treguar sukses në ligat kryesore të Gjermanisë, ku nën udhëheqjen e tij ka fituar edhe kundër klubeve kryesore si, Bayernit, Nürmbergit, dhe 1860 München, Augsburg.

Në një prononcim për portalin GazetaProjekti, Miroci shprehet se “Konsistenca, diciplina dhe karakteri i fortë kanë qenë çelsi kryesorë i arritjeve dhe sukseseve të mëdha, ku gjithmonë kemi treguar rezultate të mira”

Ai karrierën prej trajneri e ka filluar me klubin ” TSV pfaffenhausen” ku me këtë klub e ka drejtuar për dy vite dhe duke treguar sukese të lartë, pas kësaj Miroci ka vazhduar me klubin ” TSG Thannhausen” i cili i ka mposhtur edhe ekipet kryesore tjera në ligë.

Miroci, momentalisht është trajneri kryesor i klubit “BSK Olympia Neugablonz” i cili me ekipin e kompletuar që e ka është duke treguar rezultate të mira, kjo duke pasur parasysh se ai e ka arritur që klubin ta shpëtoj nga rënia e liges dhe t’ja rikthej primatin në ligë.

Tutje ai shprehet i lumtur edhe për futbollin kosovar i cili sipas tij është në rrugë të mirë, por çfarë i duhet më shumë është edhe mentaliteti i punës dhe momentalisht, Super liga e Kosovës e ka nivelin e ligës regjinale të Beyernit që i bie ligës së katërtë.

Miroci, tutje thotë se trajnerët duhet ta aplikojn një metodë moderene në Kosovë sepse vetëm keshtu ecet përpara.

E sa i përket se cilin nga trjanerët e futbollit e simpatizon ai thotë se ” E kam një simpati ndaj Jurgen Klopp dhe Pep Garideola në mes ketyre dyve mendoj ta aplikoj një strategji edhe unë, Kloopp me pelqen per konsistencën e tij dhe karakterin e fortë ndërsa Gardiola për taktikat e menqura te cilat i aplikon” thotë Miroci, GazetaProjekti.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv