Sport

Njihuni me trajnerin i cili premton shumë

Lulzim Gashi i  lindur me 12.08.1990, i cili është  licencuar me licencen C të UEFA-së  me 20.08.2018,  është një tjrajner që me punën dhe përkushtimin e tij, pritet të jetë një nga më të mirët në futbollin kosovar, shkruan BlicMedia.

Karriera e tij ka  fillu si ndihmës trajner në Shkollen e Futbollit Arbëria nga Gjilani , ku hapat e pare ii ka marr nga themeluesi i shkollës, ish futbollisti i njohur  Ismet Ramushi.

Gashib tani tani është Kryetrajner i Kadetëve U17 në Shkollen e futbollit Shqiponjat nga Miradia e Eperme – Fushë Kosovë e cila bënë gara në ligen rajonale të futbollit të Prishtinës.

Gashi gjithashtu  ka luajtur në disa klube në Kosovë, ku karrierën si futbollist e ka fillu në KF KEK-u,  pastaj ka kaluar te 2 Korrik u nga Prishtina, aty ka qëndruar rreth 5 vite thuajse me gjitha kategorit, pastaj si 18 vjeçar kaloi te  Ramiz Sadiku  në ekipen e parë.

Ai poashtu kishte fatin të luaj për 1 vit  në KF Hajvalia ku në atë kohë ishin pjesë edhe Emin Bajrami si dhe Sheremet Isufi.

Së fundmi Gashi ka luajtur per 1 vite në KF Dardana nga Kamenica dhe në Fushë Kosovë.

Lulzim Gashi tani e  3 muaj  është  pjesë e shqiponjave si trajner por edhe si lojtar në ekipen e parë, ekip kjo që  bënë gara në ligen e 3 të Kosovës. /BlicMedia.net

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimovic ‘thumbon’ keq fansat e Interit

Sport

Devolli paralajmëron Ballkanin para udhëtimit në Suharekë

Sport

Milan gjen zëvendësuesin e Donnarummas

Sport

Atmosferë fantastike te Drita, drejtori i klubit befasohet për datën e tij të lindjes!