
Diana Feta është një nga hendbollistet e cila padyshim se ka një të ardhme të ndritur, shkruan BlicMedia.
Diana ka lindur me datë 13.12.2001 dhe jeton në qytetin e Kastriotit (Obiliq).
Ajo shquhet si një hendbolliste tejet e mirë dhe tani e tre vite bartë shiritin e kapitenes te ekipi K.H.F.”VERONA”.
Diana është zgjedhur dy herë si hendbolliste e vitit në komunën e Obiliqit në vitin 2018 dhe 2019.
Po ashtu ajo është ftuar edhe në Reprezentacionin e Kosovës për U18. /BlicMedia.net