Sport

Njihuni me formacionin më të shtrenjtë në Superligë për sezonin 2021/22

Sezoni 2021/22 në Superligën e Kosovës filloi më 21 gusht, teksa deri më tani janë zhvilluar dy xhiro, shkruan Zeri.info.

Edhe gjatë afatit kalitmar të kësaj vere, klubet kosovare ishin mjaft aktive me transferime.

Në sajtin e specializuar për vlerën e futbollistëve “transfermarkt”, figuron edhe formacioni më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës për këtë sezon.

Pjesë e kësaj 11-she janë edhe disa futbollistë që gjatë afatit kalimtar nënshkruan me klubet nga Kosova, si: Sodiq Atanda (Prishtina), Betim Halimi (Prishtina), Rron Broja (Drita), Agim Zeka (Drita), Francisco Rivera (Llapi), Bianor Neto (Llapi) dhe Theophilus Solomon (Ballkani).

Kurse, futbollistët që ishin pjesë e formacionit më të shtrenjtë edhe në sezonin e kaluar, por edhe të këtij sezoni, janë: Gledi Mici (Prishtina), Leonit Abazi (Prishtina), Armend Thaqi (Ballkani) dhe Edvin Kuc (Ballkani).

3 milionë e 300 mijë euro është vlera totale e këtij formacioni.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar