Lajme

Njësia Speciale e Kosovës në Veri, Vucic thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka thirrur mbledhje emergjente të Këshiliit të Sigurisë Kombëtare, sipas mediave serbe, përcjell Gazeta Metro.

Mbledhja pritet të mbahet në mëngjesin e së martes, në ora 10 të mëngjesit siç raporton Tanjug.

Arsyeja e kësaj mbledhje, siç mësohet, do të jetë që të diskutohen ngjarjet e mëngjesit të së hënës në kufirin e Jarinjes, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit të targave.

Siç shkruan mediumi serb në fjalë, në këtë mbledhje të thirrur nga Vuçiç, ku edhe thuhet se do të marrin pjesë komandantët e të gjitha njësive speciale të ushtrisë serbe “do të analizohen sulmet e fundit ndaj serbëve, dhe vendimi i fundit për të hequr targat serbe”. /gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati