Lajme

Njësia e kibernetikes fillon hetimin pasi ministres Haradinaj-Stublla i hakohet Facebook-u

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka qenë dje cak i një sulmi kibernetik.

Kryediplomates kosovare gjatë pasdites së djeshme i është hakuar llogaria e saj në Facebook, shkruan lajmi.net.

Si rrjedhojë, ajo nuk ka pasur qasje në Facebook.

E në lidhje me këtë, policia ka njoftuar se është aktivizuar edhe Njësia e Krimeve Kibernetike si dhe prokurori i Shtetit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se nuk ka qasje në llogarinë e Facebookut, llogaria është hakuar. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Si arriti LDK që të mbajë komunën e Podujevës për 20 vjet?

Lajme

Kusari-Lila: Kjo është forma e vetme që Ramush Haradinaj të bëhet President

Lajme

Reagon kandidati i PDK-së, ia uron fitoren Shpejtim Bulliqit

Lajme

Haraqija kapet me Gjinovcin