Lajme

“Njeriu Ujk” harron rrahjen nga djemtë e axhës, i kthehet zanatit të kapjes së gjarpërinjve

Hysni Rexha, një entuziast i zbutjes së kafshëve, që në Kosovë njihet si “Njeriu Ujk” sot e ka zënë edhe një gjarpër të gjatë diku 1.5 metra.

Në një video të publikuar në Facebook, Rexha shihet duke e nxjerrë gjarprin që ishte futur në shkallët e një biznesi në Gjakovë.

Ai duartrokitet nga njerëz përreth tij.

Rexha thotë se është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë njerëzit.

Ndryshe, Rexha ditë më parë përfundoi në spital pasi u rrah nga disa persona.

Ai thoshte se është rrahur nga djemtë e axhës së tij.

Nga dhimbjet e shumta që kishte, përmes ndihmës së shpejtë u drejtua për në spital, aty ku qëndroi për tre ditë radhazi.

https://video.gjirafa.com/10000000-121970216675917-8371697547705398781-n-mp4

Postime të ngjajshme
Lajme

Inatoc e Pidiq: 6 emra të pazakontë të fshatrave të Gjilanit

Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së

Lajme

Ambasada gjermane tregon se kur do të fillojnë me termine për viza pune

Lajme

Vendet në të cilat nesër nuk do të ketë rrymë