
Në fushë janë rivalë të mëdhenjë, por jashtë saj kanë raporte të mira.
Arbër Çyrbja i Gjilanit dhe Ardian Cuculi i Dritës kanë pirë sot kafen së bashku, shkruan Gazeta Olle.
Dyshja e futbollistëve përveç se në Kosovë edhe në Kategorinë Superiore ishin rival.
Në Shqipëri, Cuculi mbante veshur fanellën e Partizanit ndërsa Çyrbja atë të Teutës, të dyja këto në luftë për titull.
Megjithatë ka qenë një kohë kur ata ishin bashkëlojtar, dyshja e futbollistëve kishin luajtur për Kukësin në sezonin 2018/19.
Futbollistët kanë shkrepur edhe një fotografi me rastin e takimit të tyre, të cilën më pas e ka publikuar në rrjetet sociale mbrojtësi i Dritës.