Sport

Njëri nga lojtarët kryesor konfirmon largimin nga Malisheva

Nga Malisheva, është larguar edhe njëri nga lojtarët me meritor për ardhjen e kësaj skuadre deri në elitë, shkruan Gazetasheshi.com.

Fjala është për futbollistin Debatik Sertolli, i cili me anë të një postimi ka konfirmuar edhe ndarjen me klubin e vendlindjës.

Kapiteni në shkresën e tij lamtumirëse e ka bërë të ditur se largimi tij erdhi pas plotë 14 viteve të kaluara në këtë skuadër, ai madje i ka uruar suksese skuadrës në Superligë.

“Pas 14 viteve si kapiten i klubit futbollistik FC Malisheva, ju njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë si lojtar i FC Malisheva. Malishevës i uroj fat në Superligë, jam krenar me atë që kemi arritur si klub që nga fillet e para e deri te superliga. Pamvarësisht rrethanave, Malisheva mbetet klubi i zemrës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sertolli ka kaluar në të gjitha grupmoshat te Malisheva, madje edhe e udhëheqi skuadrën si lider deri në arritjen e qëllimit për të hyrë në Superligë.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri