Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s

Problemet për skuadrën e Real Madridit nuk kanë të ndalur.

Kur ka mbetur edhe ndeshja e fundit në La Liga e cila e përcakton kampionin, klubi ka njoftuar se mesfushori Toni Kroos ka rezultuar pozitiv me Covid-19, transmeton Gazeta Olle.

Pasi mungoi në ndeshjen e fundit për shkak të kontaktik me një person që ishte pozitiv, tashmë bëhet e ditur që edhe gjermani është infektuar me virus.

“Kroos ka qenë i izoluar që nga e premtja, 14 maj, kur kishte kontakt direkt me një person që ishte me pozitiv me COVID-19”, shkruhet në komunikatë.

Xhiroja e fundit do jetë vendimtare për titullin, pasi Atletico e vendit të parë përballet me Real Valladolidin, ndërsa Reali që gjendet në vendin e dytë e pret Villarrealin.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89