Sport

Një yll tjetër i Milanit paketon valigjet

Calhanoglu – Milan, larg marrëveshjes.

Mesfushori ofanziv turk ka mundësi të largohet nga Milani dhe mund t’i bashkohet Juventusit gjatë verës që vjen

Hakan Calhanoglu mbetet larg nga Milani sa u përket bisedimeve për kontratën e re.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato.

Prandaj, mundësia e largimit të mesfushorit ofanziv turk po shtohet gjithnjë e më shumë.

Juventusi është në mesin e klubeve të interesuara për futbollistin, i cili është i gatshëm për pjesëmarrje në “Euro 2020” me Turqinë. Hakan ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të “Rossoneri” në sezonet e fundit.

Atij do t’i skadojë kontrata, por nuk ka arritur ende marrëveshje me Kuqezinjtë për vazhdimin e saj. 27 vjeçari kontribuoi në sezonin pozitiv të Milanit, i cili e mbylli sezonin si nënkampion.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”