Sport

Një yll futbolli i familjes Jashari te Kosova U15

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ndër fëmijët e shumtë të familjes Jashari,të lindur pas luftë,që i dhanë e po i japin çdo dit e më shumë gjallëri,frymëzim jetë e krenari kësaj familje,është edhe i riu Igball (Bashkim) Jashari,i cili me nderë e krenari mban emrin e të rënit Igball Jashari në luftën e 5 marsit në Prekaz.

Igballi,për dallim nga të tjerët,i është kushtuar lojës së futbollit,i cili që nga mosha 11 vjeçare,luan për ekipin e trajnerit te mirënjohur Kurda në Prishtinë.Tash Igballi,në saje të lojës dhe talentit shumë të mirë që po tregon,tashme është bërë pjese e përfaqsuesës së Kosovës për grupmoshat U-15.

Me përfaqsuesën e vendit,Igballi mori pjesë në dy turne nderkombëtare,Në Maqedoni para një muaji,si dhe se fundit ne mes shtatorin e këtij muaji në Kamzë të Shqiperisë.Në dy këto turne Igballi tregoj lojë të jashtëzakonshme,e në veçanti në turneun e fundit,ne të cilin perfaqsuesja e Kosovës zuri vendin e parë,kurse igballi,me fakelen nr 7,pos që u krijoj raste të mira bashkëlojtarve të tij,shenoj poashtu tri gola të bukur, transmeton botasot.

Igalli,edhe pse shumë i ri,shpreson se do të arrijë rezultate të vazhdueshme në lojen e futbollit,me dëshirën qe të behët edhe emër i njohur,dhe për këtë falënderon babain e tij Bashkimin,i cili po e mbështet pa kursyer asgjë.

Igballi,në ëndrrën e ti prej një futbollisti,kudo që të luajë,e dëshira e tij është të jetë pjesë e ekipeve të njohura dhe i përfaqsuesës së Kosovës,ai gjithnjë do të ketë angazhim sportiv,dhe motiv i tij nuk do të jetë e para paraja,por nderi familjar,të cilin do ta ruaj me lojën e mirë dhe kulturën sportive.

Igballit i urojmë që ëndrrën e tij ta shëndrroj në realitet,dhe për këtë është në rrugë të mbarë të jetë një “YLLË” futbolli i Kosovës dhe i familjes se madhe Jashari.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv