Sport

Një tjetër largim nga Gjilani, mesfushori pritet të prezantohet tek skuadra nga Shqipëria

Arbër Çyrbja pritet të jetë largimi i radhës nga Gjilani.

Mesfushori ofensivë erdhi me shumë bujë në klubin kosovar, por ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij, shkruan Gazeta Olle.

Çyrbja në shumicën e ndeshjeve ka qenë jashtë fushave shkaku i lëndimit, por edhe në ato që ka luajtur nuk ka bërë diferencën.

Gazeta Olle mëson se ish-anëtari i Kukësit ka prishur kontratën me Gjilanin me marrëveshje.

Ai do të rikthehet në Kategorinë Superiore, ku ka gjetur akordin me liderin aktual të kampionatit shqiptar Vllazninë e Shkodrës.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi