Sport

Një tjetër largim ndodh te Drenica

Vazhdojnë ndryshimet te Drenica.

Sot edhe zyrtarisht largimin e ka zyrtarizuar portieri, Arion Ymeri, shkruan Demokracia.com.

Ymeri këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij.

26 vjeçari ditë me parë kishte vendosur t’i qëndronte besnik ‘kuqezinjëve’, por me largimin e kryetarit Ilir Veliqi, gjërat kanë marrë kahje të ndryshme dhe ka vendosur edhe Ymeri të largohet.

Postimi i plotë:

Përshëndetje për të gjithë tifozët e KF Drenicës!

Të dashur tifozë dhe dashamirës të KF Drenicës, ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e KF Drenicës.

Dua te shpreh falenderimin dhe mirënjohen time për gjithë tifozët e KF Drenicës, të cilët me kanë mbeshteur gjatë gjithë këtyre viteve sa isha pjesë klubit kuq e zi.

Gjithashtu falenderim të veçantë dua te shpreh për ish kryetarin e klubit Ilir Veliqin, me te cilin kam pasur marrëveshje për të vazhduar edhe për një vit me KF Drenicën, por sic e dini ai nuk është më pjesë e klubit, dhe gjërat moren kahje tjetër.

Falendërim i veçantë për bashkëlojtaret dhe gjithë stafin e Drenicës me te cilët kalum këto vite se bashku.

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij