Sport

Një tjetër goditje për Dritën, njëri ndër futbollistët kryesor humbet sezonin!

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative në xhirot e fundit, FC Drita po përballet me një tjetër sfidë, atë të lëndimeve. Shumë futbollistë nga përbërja bazë ndodhen në fazën rehabilituese, ndërkohë që tashmë shkon në dy numri i lojtarëve që humbasin pjesën e mbetur të kampionatit.

Pas Kastriot Rexhës, i cili u operua ditë më parë dhe mbylli sezonin, tashmë edhe mesfushori Hamdi Hamani pritet t’i thotë ‘lamtumirë’ këtij kampionati, raporton Gazetasheshi.com.

26 vjeçari ka pësuar një lëndim në ligamentet anësore dhe sipas konstatimeve të para mjekësore bëhet fjalë për një lëndim serioz.

Gjithsesi gjatë ditëve në vijim pritet të dihet saktësisht nëse edhe Namani do të futet në operim apo jo.

 

Namani mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Besës së Pejës pikërisht për shkak të lëndimit.

Futbollisti llapjan ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar të ‘bardhekaltërve’ në dy ediconet e fundit.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s