Sport

Një tjetër futbollist përshendetet me Arbërinë

Bruno Arrabal e konfirmon largimin e tij nga Arbëria.

Futbollisti brazilian shkresën lamtumirëse nga dobrajasit, e bëri përmes një postimi në llogarinë e tij.

Ai tregoj se nuk do të jetë me pjesë e tyre dhe se shpreson dhe uron që “Stuhia e Kuqe” të rikthehet në Superligë.

“Sot ju njoftoj se nuk jam më pjesë e Arbërisë. Dua të falënderoj Presidentin dhe stafin për bashkëpunimin, veçanërisht trajnerin Arbnor Morina Faleminderit të gjithë tifozëve dhe gjithë qytetit të Lipjanit. Gjithmonë në zemrën time. Shpresoj ta shoh sërish Arbërinë në Superligë”, ka shkruar ai.

Arrabal e ka zhvilluar vetëm një sezon për “Stuhinë e Kuqe” dhe ka të zhvilluara 27 paraqitje.

Futbollisti brazilian me parë në Kosovë ka luajtur edhe për Llapin. E ardhmja e tij ende nuk dihet se ku do të vazhdojë, por që tani ai ndodhet në vendlindje dhe gjatë këtyre ditëve vendos edhe për të ardhmen.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, pritet vetëm edhe firma

Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare