Sport

Një tjetër futbollist largohet nga Feronikeli

“Kjo ka mundur të jetë ndeshja ime e fundit me fanellën e Feronikelit pasi që kontrata ime përfundon tani”, ishin fjalët e Jean Augustinho da Silva, për përfundimin e kontratës me skuadrës nga Drenasi, shkruan Gazetasheshi.com.

Futbollisti brazilian këtë sezon e ka vlerësuar si të vështirë, pasi tek ‘Nikli’ nuk shkohej asgjë ashtu si duhet.

“Ne përfunduam edhe një sezon. Fatkeqësisht nuk shkoi në mënyrën se si e pritëm, një sezon i vështirë për të gjithë ne”.

Por e ardhmja e tij mbetet ende një enigmë, pasi edhe futbollisti shkroi se vetëm Zoti e di sa i përket aventurës së tij të re. “Sa i përket të ardhmes, Zoti e di”, tha ai.

Ndërsa, lojtari që në vendin tonë njihet me nofkën “Carioca” dha një intervistë për “Sheshin”, i cili e konfirmoj se ka përfunduar kontrata e tij dhe se është në pritje të ofertave.

“Po, kontrata ime ka skaduar tani. Deri më tani askush nga klubi nuk më ka kontaktuar. Atëherë mendoj se nuk do të qëndroj më te Feronikeli”, deklaroj Carioca, duke vazhduar:

“Nuk kam marrë ndonjë ofertë. Unë jam duke pritur një ofertë dhe nëse nuk kam ndonjë ofertë, atëherë do të kthehem në Brazil”.

“Por dëshira ime është të qëndroj këtu në Kosovë”, ka përfunduar braziliani.

Carioca gjatë këtij sezoni për Feronikelin ka shënuar vetëm një gol.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje

Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u