
Arbër Mustafa ka vendosur ti jep ‘lamtumirën’ e fundit skuadrës së fëmijërisë Gjilani.
Ai është larguar nga dera në të cilën ishte futur si fëmijë, por tashmë del si një futbollist i pjekur dhe me bagazh për të luajtur në secilën skuadër.
Mesfushori 20 vjeçar ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me ‘kuqebardhët’ edhe pse kishte ende kontratë. Ai në gjashtë muajt e fundit isht i huazuar te skuadra e Vllaznisë nga Pozherani që bën gara në Ligën e Parë.
“Pas një kohe të gjatë të kaluar në klubin e fëmijërise, në klubin ku morra hapat e parë si një futbollist, u zhvillova dhe arrita një ngritje në karrier erdhi koha që të largohem në bazë të situatës së krijuar dhe mos interesave të përbashkëta”, deklaroi Mustafa.

Ai nuk harroi të falenderojë drejtuesit e klubit, si dhe grupin e tifozëve “Skifterat”. Ndërkohë, që skuadrës së Gentjan Mezanit i uroi suksese.
“Falenderoj Presidentin Florim Zuka per korrektësin e tij dhe Skifterav për përkrahjen e dhënë.I dëshiroj suksese SC Gjilanit në kampionat, ndersa për të ardhmen time do të njoftoheni në ditët në vazhdim!”, deklaroi Mustafa.
Mustafa është produkt i akademisë së Gjilanit. Ai me skuadrën e 19 vjeçarëve u shpall kampion vendi dy edicione më parë. Mbetet njëri ndër futbollistët më të talentuar të ‘kuqebardhëve’ të dalë nga shkolla e futbollit në vitet e fundit.
Pozicioni tij natyral është mesfushorë qendre, por di të bëj mjaft mirë edhe pozitën e mesfushorit të avansuar.