Sport

Një super lajm për Milotin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Milot Rashica do t’i mungojë Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

“Dardanët” do të përballen me Republikën e Çekisë dhe Anglinë këtë muaj, derisa futbollisti vushtrrias nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes.

Rashica ka pësuar lëndim ditë më parë me skuadrën e Werder Bremenin, derisa trajneri Florian Kohfeldt kishte konfirmuar se lëndimi i Rashicës nuk është edhe aq i lehtë.

Megjithatë, mediat në Gjermani tashmë sapo kanë konfirmuar një lajm të mrekullueshëm për 22-vjeçarin.

Është e çartë se Rashica do të mungojë edhe kundër Union Berlinit më 14 shtator, por rikuperimi i tij pritet të përfundojë së shpejti dhe që futbollisti të luajë kundër RB Leipzig më 21 shtator.

Pra, sipas shtypit gjerman, lëndimi i Rashicës nuk është edhe aq serioz sa është menduar në fillim.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv