Lajme

Policia arreson një person të dyshuar që qendronte afër AKI

Njësitet e shumta policore kanë rrethuar objektin e AKI-së. Aty mëngjesin e sotëm një person i dyshuar është gjetur në veturën e tij, për çka edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KosovaPress se njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes e ku personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore”, tha Kelani.

Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes.

Postime të ngjajshme
Lajme

Albin Kurti infektohet me COVID-19

Lajme

Pensionistëve po u kërkohet të kenë 15 vite përvojë punë para lufte

Lajme

Jevtiq raporton në Komisionin për komunitete

Lajme

Seanca dëgjimore për rastin Salih Mustafa mbahet sot