
Kim Kardashian është një nga figurat më të njohura të mediave rozë në nivel ndërkombëtarë dhe për këtë arsye ajo qëndron gjithnjë nën llupën e mediave për secilën lëvizje që ajo bën, shkruan Indeksonline.
Falë formave trupore ajo ka marrë një vëmendje të madhe në publik, e të qenit nënë nuk e ka penguar atë aspak të mbahet në formë të mirë.
Kim dhe reperi Kanye West kanë 4 fëmijë dhe bukuroshja duket se është një nënë e përkushtuar.
Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi me 4 fëmijët e saj në ishujt Bahamas dhe ata duken një familje shumë e lumtur dhe e kompletuar.