Sport

Një ndër lojtarët që ka mahnitur në edicionin e fundit në Superligë, afër transferimit te Gjilani

Një ndër lojtarët që ka mahnitur në edicionin e fundit në Superligën e Kosovës në futboll, Arbnor Ramadani, është afër që të transferohet te skuadra e Gjilanit, raporton Zeri.info.

Ramadani në edicionin e fundit e barti fanellën e Llapit në Superligën duke e fituar edhe Kupën e Kosovës.

Ramadani pjesë e Llapit është që nga viti 2018.

Mesfushori qëndror i cili në 28 paraqitje me llapjanët në edicionin e fundit i realizoi gjashtë gola, është kontaktuar nga drejtues të Gjilanit, ekip që drejtohet nga trajneri Ismet Munishi.

Lajmi konfirmohet nga burime të mirë informuara të “Zeri.info”.

Ramadani gjithashtu ka ofertë edhe nga Tirana në Shqipëri, mirëpo ai pritet që karrierën ta vazhdojë te Gjilani në Kosovë.

27-vjeçari para se të transferohej te skuadra nga Podujeva, ishte pjesë e Dritës.

Gjilani deri më tash e ka transferuar mesfushorin Albert Debiqaj nga Feronikeli, teksa lajmi ishte zbuluar ekskluzivisht javë më parë nga “Zeri.info”.

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina: Luanët do ta përfaqësojnë jo vetëm Llapin por edhe shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Sport

Esat Mala transferohet në Superligën e Turqisë, ja sa ka fituar Partizani nga largimi i tij

Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje