Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën prej një muaji paraburgim ndaj dy të dyshuarve..

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën prej një muaji paraburgim ndaj S.T, dhe A.T, të cilët dyshohen për fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, kjo masë është bërë me kërkesë të Prokurorisë Themelore, shkruan lajmi.net.

“Të pandehurit dyshohen se kanë përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdes”, thuhet ndër të tjera në njoftim, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit S.T dhe A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën panale fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale detyrimi nga neni 328 paragrafi 328 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën panele mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit dyshohen se kanë përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdes, andaj gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Mustaf Tahiri, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitës së nenit 187 të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat