Sport

Një italian blen 75% të aksioneve të skuadrës shqiptare

Ndryshime të rëndësishme te Shkumbini. Në krye të klubit do të jetë një italian, i cili ka blerë 75% të aksioneve dhe 25% tjetër do të zotërohet prej Bashkisë Peqin.

Nëse gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur vetëm donatorë apo sponsorë, tashmë peqinasit kanë një president. Ai quhet Alesandro Borela dhe është prezantuar prej vetë kryebashkiakut Lorenc Tosku para ekipit, gjatë ditës së djeshme. Interesi i biznesmenit është i hershëm, por vetëm rishtas është arritur marrëveshja.

Ky lajm është pritur me shumë interes edhe prej tifozëve që po ëndërrojnë për rikthimin e Shkumbinit në madh. Ekipi është në rrugën e duhur dhe ngjitja duhet më e realizueshme se kurrë, kur sheh edhe ecurinë pas 7 ndeshjeve të para në Kategorinë e Dytë. Bardhekaltrit nuk e njohin humbjen, ndërsa me 6 fitore dhe 1 barazim kryesojnë të vetëm Grupin A.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Fisnik Papuqi bëhet zëvendëstrajner, Besa sjell transferime nga Feronikeli dhe Zvicra

Sport

Ky ishte reagimi i Visar Bekajt pasi Prishtina fitoi Superkupën

Sport

Drita e uron FC Prishtinën për trofeun e Superkupës

Sport

U largua nga Llapi, Bekim Maliqi i bashkohet rivalëve të Superligës