Lajme

Një fëmijë bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë, policia jep detaje

Një fëmijë ka rënë nga lartësia e një objekti sot në lagjen Arbëria në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin për Metron e ka konfirmuar , zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 dhe ekipet mjekësore janë ftuar për dhënien e ndihmës së nevojshme.

“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tha Borovci për Metron.

Nuk dihet ende sa cila është mosha e fëmijës që ka rënë nga kjo ndërtesë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Mërgimtari në shesh ia dhuron 200 euro Valon Sylës

LajmeShow Bizz

Nikoll Nikprelaj humb personin më të dashur të familjes

Lajme

Uran Ismaili bun në Tophane – Ja çfarë ndreqën këtë herë

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme