Sport

Një algoritëm interesant është krijuar në Angli për fundin e kampionatit, do të përfundojë me pikë të barabarta – kjo skuadër do ta festojë titullin

Liga Premier po bëhet çdo xhiro e më interesant.

Chelsea fitoi këtë fundjavë në udhëtim te Newcastle United 0-3, derisa Manchester City u mposhtë nga Crystal Palace 0-2.

Liverpooli nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 me Brightonin, ndërsa Man Utd fitoi në udhëtim te Tottenham 0-3.

Fundi i edicioni 2021-22 në elitën e futbollit anglez pritet të jetë shumë interesant dhe i zjarrtë.

Por si do të përfundojë kampionati?

Epo, harroni superkompjuterët sepse djemtë në FiveThirtyEight kanë krijuar një algoritëm për të llogaritur renditjen përfundimtare në Ligën Premier.


Le të fillojë nga kreu i tabelës.

Ka vetëm një pikë që ndan Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Chelsean.

Pavarësisht grafikës që tregon se Man City është në krye, në të vërtetë do të ishte Liverpooli që do ta merrte titullin me një diferencë golash +58 në krahasim me Cityn +54, derisa Chelsea do të mbetej në vendin e tretë me vetëm një pikë mbrapa.

Ky algoritëm e sheh Manchester Unitedin në vend të kartërt në fund me vetëm tri pikë larg West Ham Unitedit. Në vendin e pestë pritet të jetë Arsenali, para rivalëve të Londrës si Brighton e Tottenham Hotspur.

Ndërkohë tri skuadrat që pritet të bien nga elita e futbollit anglez janë Norwich City, Newcastle United dhe Watford.

Related posts
Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *