Lajme

NISMA cakton kandidatin për kryetar të Prishtinës

Nisma Socialdemokrate, ka caktuar Bekim Bresovcin, si kandidat për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Ilmi Tahiri.Ai ka uruar Bresovcin për kandidaturën e tij për kryetar të kryeqytetit.

Bresovci ka qenë zv.ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe ish-kandidat për deputet nga Nisma në dy palë zgjedhje.Ndërsa, deri më tani, përveç AAK-së, asnjë parti nuk e ka caktuar kandidatin për kreun e Prishtinës.Partia e Ramush Haradinajt do të garojë me Daut Haradinajn, teksa nga radhët e LDK-së, është përmendur emri i arkitektit Përparim Rama.

Postime të ngjajshme
Lajme

Inatoc e Pidiq: 6 emra të pazakontë të fshatrave të Gjilanit

Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së

Lajme

Ambasada gjermane tregon se kur do të fillojnë me termine për viza pune

Lajme

Vendet në të cilat nesër nuk do të ketë rrymë