Lajme

Nisin përçarjet mes VV dhe Listës Guxo: Në Ferizaj po kundërshtohet ashpër një listë e përbashkët

Balton Dërguti, përfaqësues i Listës Guxo në Ferizaj ka thënë se duan një listë me logo të veten dhe jo të garojnë me partinë e Albin Kurtit, siç ndodhi në zgjdhjet nacionale, shkruan Gazeta Metro.

Dërguti në një prononcim për Metron tha se antëtarët e Listës Guxo janë të vendosur se nuk duan të garojnë në një listë me Vetëvendosjen për asamble, ndërsa, theksoi se Ministri që vjen nga kjo parti Faton Peci, u ka kërkuar të shkrihen në një listë me partnerët e tyre, por në Ferizaj po kundërshtohet kjo gjë.

“Ne si anëtarë të kësaj partie në Ferizaj nuk duam të jemi një listë e përbashkët me Vetëvendosjen, po sepse duam të garojmë vetë për asamble, dhe këtë ia kemi transmetuar edhe Gërvallës dhe Pecit. Për zgjedhjet në asamble ne do të garojmë si asamblistë të Listës Guxo”, tha Dërguti për Gazetën Metro, duke theksuar se Peci është ai që po kërkon të shkrihen në VV, ndërsa Gëvalla nuk po jep zë fare.

“Siç dihet ai, (Faton Peci) edhe ministër edhe deputet është bërë me përkrahjen tonë, por pavarësisht kësaj ne duam ta kemi idenditetin tonë, dhe të mos shkrihemi në Vetëvendosje siç po dëshiron ai. Ne po këmbngulim për këtë, sepse kështu e shohim më të arsyeshme.”, tha Dërguti.

Ai, la të hapur mundësinë për të mbështetur kandidantin për kryetar nga VV’ja, por jo edhe ata të asamblesë.

“Ne duamqë listën për asamble ta kemi të veçantë, të kemi një identitet tonë dhe që emrat e listës të vendoset edhe emri “Guxo”. Nuk po them njëjtë edhe për kandidatin për kryetar, sepse akoma nuk e kemi menduar, ndoshta edhe e mbështestim atë të VV’së”, shtoi ai.

Dërguti poashtu tha se u është premtuar se Lista “Guxo” do të krijonte strukturat e veta, pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, anipse ka pasur takime me Faton Pecin dhe me Donika Gërvalla Schwarz./gazetametrpo.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Mërgimtari në shesh ia dhuron 200 euro Valon Sylës

LajmeShow Bizz

Nikoll Nikprelaj humb personin më të dashur të familjes

Lajme

Uran Ismaili bun në Tophane – Ja çfarë ndreqën këtë herë

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme