Sport

Nis një karrierë e re për Khabib Nurmagomedov

Vdekja e babait bëri që Khabib Nurmagomedov të heqë dorë përfundimisht nga sporti i arteve marciale të përziera dhe të dorëzojë titullin kampion botëror të UFC.

Tashmë rusi nga Dagestani po shijon jetën e tij si biznesmen si dhe trajner i shokëve të tij që aspirojnë të bëhen kampion në UFC gjithashtu.

Por Nurmagomedov ka edhe një hobi tjetër, i cili është futbolli. Shpesh në ndeshje stërvitore 33 vjeçari ka treguar që di ta luajë mirë këtë sport.

Për këtë arsye, skuadra e vendlindjes së tij FK Dagestan i ka dërguar një ofertë për tu bërë lojtar i kësaj skuadre. Kontrata ishte disa vjeçare ku Khabib do të fitonte një shumë mjaft të majme. Megjithatë sipas televizionit rus, Rus “RT Sport” Khabib do t’i japë drejtuesve të skuadrës përgjigjen negative.

Postime të ngjajshme
Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë