Lajme

Nis ‘eksodi’ te Ferizaj, gjendja e rëndë në klub i detyron futbollistët të largohen

Klubi Futbollistik “Ferizaj” vazhdon të përballet me ‘sindromin’ e njejtë tani e disa vite, derisa asesi të gjejë stabilitetin e duhur financiar. Megjithëse qyteti ndodhet në zonë industriale dhe llogaritet të jetë njëri ndër vendet me bizneset më të mëdha, klubi kryesor i futbollit po vazhdon të vuaj mungesën e financave, shkruan Gazetasheshi.com.

Pasi u larguan nga elita “Ujqit” janë përballur me telashe jo të vogla, ani pse i’a kanë dalur të mbyllin stinorin vjeshtor të kampionatit në Ligën e Parë me vetëm katër pikë nga kreu i tabelës.

Por, durimi i disa futbollistëve tashmë ka arritur kulmin, derisa priten edhe të largohen. Siç mëson Gazeta “Sheshi” ndër emrat që priten t’i thonë lamtumirë ferizajasve janë ‘gardiani’ Drin Hodaj, mbrojtësi Adnan Haxhaj dhe mesfushori Enis Sefa. Mësohet se lista e futbollistëve që do të largohen gjatë ditëve në vijim pritet të rritet edhe më shumë.

Gjithashtu “Sheshi” merr vesh që futbollistët e kësaj skuadre kanë tre muaj pa u paguar dhe kjo është njëra ndër arsyet kryesore përse pritet të ketë ‘eksod’ masiv nga kjo skuadër.

Ferizaj ende nuk e ka zgjidhur statusin e klubit dhe ka patur probleme që nga koha kur u tentua privatizimi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë rrugët ligjore për partitë pas vendimit të KQZ’së për mos-certifikim

Lajme

Paralajmërohen vërshime në këto zona nesër

Lajme

Sondazhi i Express dhe T7

Lajme

Sondazhi i PIPOS