Lajme

Nipi i Hashim Thaçit bashkë me gruan në RTK, Kastrati: Është ekspert, i ka marrë veç tri rroga

Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati po raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere për punën e këtij mediumi.

Kastrati është pyetur nga deputeti i VV-së, Visar Korencia lidhur me punësimet e familjarëve të ish-presidentit Thaçi në mediumin publik, shkruan Reporteri.net.

Kastrati ka thënë se djali i vëllaut të Hashim Thaçit, Leotrim Thaçi ka qenë i punësuar me kontratë për tre muaj ditë, dhe se aktualisht nuk punon në RTK.

https://blicmedia.net/zyrtari-i-ldk-se-vdes-nga-koronavirusi/

Drejtori i RTK-së është përgjigjur edhe për gruan e Leotrim Thaçit, e njëjta e punësuar në RTK. Ai ka thënë se ajo punon në RTK që nga viti 2016 apo 2017.

“Po më vjen shumë keq prej teje çfarë niveli e pyetje e konstatime ke ba. Qysh e ke lexu pikë për pikë komunikatën e sindikatës.

Nuk lexohet në komision komunikata e sindikatës. Nuk është mirë me hi në emra se kush është i punësum kush jo. Leotrim Thaçi, i njëjti është punësu tre muj ditë, është ekspert që na e ka ba një ekspertizë që unë vet e kom kërku. I ka marrë tri rroga nuk është ma në punë.

Festina Cakolli është e punësume në 2016 a 17. Drejtor i Përgjithshëm jom, unë vendosi me shpallë konkursin dhe me marrë njerëz në punë”, tha ai ndër të tjera.

Edhe drejtori i Bordit të RTK-së, Sali Bashota ka folur për punësimin e dhëndrit të tij në RTK. Bashota ka pranuar se dhëndri i tij ka qenë i punësuar në RTK me kontratë për tre muaj, por ai ka thënë se i njëjti nuk është më aty.

“Lidhur me punësimin e dhëndrit tim në RTK, nuk punon aty. Ai ka hy ka punu 3-4 muaj, nuk punon më”, u shpreh Bashota.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Mos ma shtyj babën,”: Përplasje verbale mes policëve dhe familjarëve të të moshuarve tek “1 tetori”

Lajme

Pamje skandaloze: Kështu “zvarriten” të moshuarit për të arritur tek vaksinat në sallën “1 Tetori”

Lajme

Ja deri kur do të zgjasë moti me shi

Lajme

Çfarë ju ndodh nëse merrni dy vaksina të ndryshme anti-COVID?