Sport

Nikola Kalinic befason të gjithë me skuadrën e re

Sulmuesi i njohur kroat, Nikola Kalinic, do ta vazhdojë karrierën e tij në Serie A të Italisë, por kësaj radhe te skuadra e Hellas Veronas, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Hellas Verona FC ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit nga Atletico Madridi.

32 vjeçari në sezonin e kaluar ishte te AS Roma nga Atletico Madridi, teksa tani ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Hellas Veronan dhe me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Përveç te Roma, Nikola Kalinic gjithashtu ka luajtur edhe për dy skuadra tjetra italiane, Milanin dhe Fiorentinan. Reprezentuesi kroat karrierën e ka nisur te Hajduk Splitti në Kroaci, për të luajtur më vonë edhe në Sibenik, Blackburn, Dnipro dhe Atletico Madrid.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja shënon gol të bukur për Vitessen në Holandë

Sport

Vazhdon kriza për Barcelonën, barazon në udhëtim

Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën

Sport

Barcelona po humb ndaj Alavesit në pjesën e parë, ky ishte gabimi i rëndë i portierit