Lajme

Ngjarjet e ditës në Kosovë

​Ngjarjet e datës 23 shtator.

Mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin e Pjetër Shalës. (Ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë debat publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, për kompleksin me ndërtesa afariste me karakter të përkohshëm. (Ndërtesa e re e Komunës, ora 10:30)

Në Gjykatën Speciale vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës. (Ora 11:30)

Partia Socialdemokrate do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurori, në lagjen Veternik. (Ora 13:00)

Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora: 14:00)

Informimi javor i Dhomave të Specializuara Kosovës për media. (Ora 14:30)

Mbahet Kongresi i Parë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 17:00)

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati