
Një nga figurat më interesante, karizmatike dhe të njohura të dekadës që kemi lënë pas ishte Ismet Munishi, trajner i shumë skuadrave përgjatë viteve 2011-2020.
Munishi i njohur edhe me nofkën “Baba” për disa vite drejtoi edhe skuadrën e Hajvalisë, shkruan Gazeta Olle.
Gjatë kohës kur ishte tek Hajvalia, trajneri ishte në formën e tij më të mirë sa i përket deklaratave të zjarrta që jepte.
Ai pas fitores ndaj Feronikelit në sezonin 2015-16, fajësonte dasmën e Arbër Prekazit duke thënë që futbollistët kishin vallëzuar shumë dhe nuk mundën të fitonin me më shumë gola.
Por, Hajvalia e “Babës” nuk ishte e njohur vetëm falë deklaratave të tij, por edhe për lojën e mirë që zhvillonte në fushë.
Gjatë kësaj kohe, skuadra po luftonte për titullin, teksa në duelin ndaj Istogut ndodhi një nga ngjarjet më të rralla të futbollit kosovar, evropian e madje edhe botëror.
Skuadra që drejtohej nga Munishi fillonte ndeshjen kundër Istogut me fanella të kuqe, por gjendja e rënduar e fushës i detyroi ata që në pjesën e dytë të paraqiten me fanella tjera (me ngjyrë të bardhë).
Interesant fakti që fanellat e bardha i sollën fat skuadrës së Munishit, pasi nga humbja 1-0 në pjesën e parë, ata kthyen rezultatin në 1-3.
Kronika e ndeshjes: