Lajme

Ngjarje e rëndë: Ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan i jep fund jetës?

Një 44-vjeçare ka vdekur në Gjilan, pasi që dyshohet se ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte.

Ajo ka jetuar në katin e pestë të kësaj banese, ndërsa rastin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Policia e Kosovës.

“Sot më 21 korrik rreth orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informatën se në rrugën ‘Raif Halimi’, në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë është vërejtur një trup i personit të gjinisë femërore. Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A.N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banuar në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë”, ka thënë zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar.

Në vendngjarje kanë dalë edhe shërbimi emergjent, ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja e 44-vjeçares.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë” dhe po vazhdojnë hetimet në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Viktima është raportuar se ka qenë edhe ish-asambliste e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Gjilanit. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet