LajmeSport

Ngjarje e rëndë: Humbi jetën tragjikisht në moshën 17 vjeçare futbollisti i KF Gjakova

Një 17-vjeçar futbollist i KF Gjakova, ka vdekur pasi që ka rënë në vrimën e ashensorit të një objekti që ishte në ndërtim e sipër në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka treguar se 17-vjeçari ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.

Për këtë ngjarje të rëndë ka njoftuar edhe KF Gjakova.

Njoftim;

Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot humbi jetën tragjikisht në moshën 17 vjeqare futbollisti ynë DENIS BAKALLI.
I cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.
Ne sot po e priseshim ardhjen e tij në Turneun qe po mbahet në Durrës që tju bashkangjitej kolgeve të tij të klubit, por neve na erdhë lajmi i trishtimit për ndarjen e hershme të DENISIT ku tragjikisht humbi jetën dhe shprehim ngushllimet me te sinqerta familjes Bakalli për humbjen e djalit tyre dhe fitoren e sodit djelmoshat Gjakovar ja kushtuan pikërisht DENISIT i cili mbante nr. e fanelës 22 …
Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë familjen BAKALLI… 🙏🤲😭
🙏Me xhehnet e shpërbleft allahu🙏
/blicmedia.net

https://www.facebook.com/KFGJAKOVA/posts/4258489484173631

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti tregon nëse do shkarkohet kryediplomatja Donika Gërvalla

Lajme

Ky është kosovari që humbi jeten në plazhin e Shëngjinit

Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Lajme

Zjarr në Suharekë: Kryetari kërkon ndihmë