Sport

Nga Van Dijk te Ramos dhe Ibrahimovic – Formacioni i yjeve që mungojnë në Euro 2020

Kampionati Evropian i këtij viti pritet të jetë shumë interesant, por do të ketë edhe mungesa të mëdha.

Ekipet kombëtare të kualifikuara për Euro 2020 tashmë kanë publikuar listat me emrat e lojtarëve të ftuar.

Në shumicën e listave ka befasi, pasi ka emra yjesh dhe talentesh që mungojnë dhe nuk do t’i shohim në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, ka edhe emra tjerë lojtarësh dhe talentesh që nuk do të mund t’i shohim shkaku që ekipet e tyre kombëtare kanë dështuar të kualifikohen.

Padyshim se disa nga emrat më intrigues që nuk do të jenë pjesë e Euro 2020 janë Sergio Ramos, Virgil Van Dij, Marco Reus dhe Zlatan Ibrahimovic.

Faqja e njohur sportive Goal.com ka përpiluar një formacion të mbushur me yje që mungojnë në Euro 2020.

Përveç këtyre emrave ka edhe shumë futbollistë tjerë që mungojnë në Euro 2020 dhe nuk janë pjesë e formacionit.

Erling Haaland, Jan Oblak, Marc-Andre Ter Stegen, Theo Hernandez, Julian Draxler dhe Marco Asensio janë disa nga emrat që mungojnë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!