Sport

Nga U11 deri te ekipi i parë, Ballkani në pozitën e parë

Klubi Futbollistik “Ballkani” shumë lehtë mund të dal kampion i Superligës së Kosovës në fund të këtij sezoni.

Klubi suharekas dje mposhti minimalisht 1 me 0 skuadrën e Llapit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të në Superligë.

Përmes rrjeteve sociale ‘portokallinjtë’ tregojnë se të gjitha grupmoshat janë në pozitat e para këtë sezon. Duke filluar nga U11 deri në ekipin e parë.

“Arritjet e klubit tonë nga grupmoshat U11 deri te Seniorët. Kështu ndërtohet klubi. Na priftë e mbara deri në përfundim të kampionatit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që në Superligë, ekipi i menaxhuar nga Bledi Shkëmbi po kryeson me 67 pikë, një më shumë se pozita e dytë Prishtina (66).

 

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës

Sport

Heroi i Llapit tregon personin që i besoi më së shumti pas familjes së tij