Lajme

Nga sot kufiri Kosovë – Maqedoni kalohet pa test PCR

Nga sot shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR.

Vendimi i Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COVID-19, ka të bëjë edhe me hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë, raporeton Express.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ.

“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

LajmeSport

Djali i Behxhet Pacollit sfidon shahistin më të mirë në botë, Karpovin