Lajme

Nga sot do të shpërndahet asistenca sociale

Posta e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot nga ora 11:00, do të fillojë me shpërndarjen e Asistencës Sociale, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve për muajin maj 2020.

Mjetet financiare mund t’i tërhiqni si zakonisht në sportelet e Postës së Kosovës në të gjitha komunat.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që gjatë tërheqjes së mjeteve të respektoni rregullat e distancës fizike, dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vjosa Osmani denoncon AKI-në, tentuan të ‘avullonin’ dokumente Top Sekret nga Presidenca

Lajme

Pacientët e COVID-19 me pasoja edhe pas muajsh të tërë

Lajme

Dëgjoni sa bukur këndon këngë patriotike 5-vjeçari nga Malisheva

Lajme

Koronavirusi ia merr jetën avokatit të njohur kosovar