Lajme

Nga sot diaspora mund të regjistrohet për të votuar, kështu bëhet aplikimi

Sot, më 10 korrik ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale, ky afat do të jetë i hapur deri më 18 gusht 2021.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka dhënë detaje edhe rreth formës së aplikimit.

“Gjatë kësaj periudhe 40 ditore, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”, tha ai.

Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së (www.kqz-ks.org) në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës.

Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor 2021.

Postime të ngjajshme
Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin

Lajme

COVID-19: A do të ketë masa të reja, flasin nga Ministria

Lajme

Konfirmohet kandidimi i Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës