Lajme

Nga presidenca reagojnë pas kritikave në adresë të Osmanit për mosftesën në Samitin e Bidenit

Shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas kritikave në adresë të saj për mosftesën e SHBA-së në Samitin e Demokracisë. Sipas tij, presidentja Osmani që nga marrja e detyrës ka zhvilluar 30 takime me homologët e saj.

Pasi kësaj radhe Kosova mbeti jashtë Samitit të Demokracisë, figura të ndryshme publike kritikuan kryeministrin Kurti e presidenten Osmani për izolim. Për këtë të fundit ka reaguar shefi i stafit të saj, Blerim Vela.

Vela në një postim në Twitter, shkruan se Vjosa Osmani ka pasur komunikim edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris.

“Tendenca e ca figurave opozitare për krijimin e narrativit për gjoja izolimin e Presidentes janë të pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog të saj. Në raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris”.

Për mosftesën e SHBA-së, ish-kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se Kosova nuk e meriton të drejtohet nga ata që diskomunikohen nga SHBA-të.

Ai ka thënë se lënia e Kosovës jashtë orbitës së SHBA-së në Samitin e Demokracisë është e rëndë, e sidomos, kur vendi ynë futet në një ‘shportë të izolimit së bashku me Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë’.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *